Aksioni i pastrimit në Fshatin Brainë shtyhet për fundjavën e ardhshme (e shtunë & e diel)!

0

Të dashur bashkëfshatarë të Brainës

Për shkak të shiut dhe baltës, jemi të detyruar ta shtyjmë aksionin e madh të pastrimit që ishte planifikuar për sot.

Terreni është i vështirë dhe nuk lejon punë të efektshme me traktorë dhe mjete pune si dhe pjesmarrje e vogel e qytetarve .

Data e re:

E shtunë, 1 nëntor 2025 – Ora 09:00

E diel, 2 nëntor 2025 – Ora 09:00

Vendi i takimit: Te shkolla e Brainës

Në këtë aksion do të bëjmë:

Pastrimin e rrugës nga Orllane deri në Brainë (rreth 6 km në të dy anët)

Pastrimin e kanaleve për ujërat e shiut

Heqjen e ferrave, shkurreve dhe degëve që pengojnë qarkullimin gjat aksit rrugor.

Rregullimin e kalueshmërisë për shumë vite përpara

I lusim të gjithë pronarët përgjatë rrugës të pastrojnë pjesët e veta sepse është mese e nevojshme ose të na lejojnë të presim degët, pemët dhe pengesat, madje edhe të punojmë me traktor dhe eskavator aty ku është e nevojshme. Po ashtu mbeturinat e pastrimit si therrat degt e tj e do ju mbesin neper parcellat e tyre nese nuk zgjerohet pjesmarrja edhe fizike edhe financiare .

Ky është një aksion për sigurinë, pastërtinë dhe bashkimin e fshatit tonë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen – shihemi të shtunën dhe të dielën në 09:00!

Brainë bashkohet dhe vepron bashkë!