Tuesday, March 17, 2026

Rreth Podujeva 3Pika

Podujeva 3PIKA është organizim qytetar i formuar me synimin e avancimit të politikave lokale në Podujevë, ngritjen e vetëdijes kolektive mbi historinë lokale, stimulimin e zhvillimit turistik të qytetit dhe krijimin e materialeve informuese e poashtu edhe adresimin e projekteve lokale të qytetarëve.

PodujevaLajm ka lindur si iniciativë duke parë mungesën e informimit dhe prodhimit të materialeve në Komunën e Podujevës. Në kohën kur po e shkruajmë këtë tekst ( Shtator 2025 ) në Podujevë mediat e informimit kryesisht përdoren për reklamime dhe për të shtyr tema politike, ne besojmë se edhe qytetarët e kanë të cartë për secilin medium se cka përfaqësojnë. Duke parë këtë ne e kemi parë si detyrë që të krijojmë diqka që do ti shërbej avancimit dhe ngritjes se standardeve të fjalës së shkruar dhe publikuar.

PROJEKTET
ANGAZHOHEMI

FORUMI I QYTETIT

Është një organizim i diskutimeve të strukturuara i projektuar për të bashkuar palë të ndryshme të interesuara të qytetit të Podujevës siq janë zyrtarët, banorët, ekspertë të fushës, bizneset për të diskutuar dhe shkëmbyer përvoja për sfidat e qytetit.

PERSONALITETE

Është një organizim digjital dhe përshkrues për personalitete të Podujevës që kanë lënë diqka gjatë historisë. Ky projekt synon të forcojë kulturën e përbashkët të komunitetit dhe të krijojë një lidhje të prekshme në mes të kaluarës dhe së tashmes, të frymëzojë gjeneratat e reja që të ndjejnë qytetin e tyre.

GARAT

Është një organizim i garave brenda Komunës së Podujevës për tema të ndryshme specifike. Këto gara organizohen me qëllim promovimin e vendeve turistike, lokaliteteve ose objekteve historike të qytetit duke ndërtuar material vizuel dhe përshkrues për të interesuarit brenda e sidomos për vizitorët potencial

PLATFORMA E PROJEKTEVE

Kjo platformë shërben si urë lidhëse mes kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve lokale përgjegjëse duke adresuar dhe avokuar për të zgjidhur problemet e raportuara dhe njëkohësisht duke matur progresin e arritur për projektin e adresuar