Nderohet heroi kombëtar Zahir Pajaziti – organizohet aktivitet për ditëlindjen e tij në Orllan

0

Në nder të ditëlindjes së heroit kombëtar Zahir Pajaziti dhe në shenjë të Ditës së Shkollës “Zahir Pajaziti” në Orllan, do të mbahet një aktivitet përkujtimor me moton “Zahiri ka vetëm ditëlindje”.

Ngjarja do të zhvillohet më 1 nëntor 2025, në orën 13:00, në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”.

Programi i ditës do të përfshijë pjesë artistike nga nxënësit, performanca muzikore nga Afrim Muçiqi dhe Gold AG, si dhe prezantimin e stripeve muzeale kushtuar jetës dhe veprës së heroit, si një kronologji emocionale e rrugëtimit të tij jetësor e atdhetar.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit të figurës së Zahir Pajazitit jo vetëm si hero i luftës, por si frymë e përhershme që jeton në çdo brez.