QKMF Podujevë: 1545 qytetarë të vaksinuar gjatë muajit tetor

0

Në kuadër të kujdesit për shëndetin publik, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka ofruar shërbime vaksinimi për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka njoftuar se vetëm gjatë muajit tetor janë vaksinuar gjithsej 1545 qytetarë.

Në këtë numër përfshihen qytetarë të vaksinuar sipas indikacioneve mjekësore, pacientë të hemodializës, si dhe raste të vaksinimit shtëpiak për ata që, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk kanë mundur të kenë qasje në shërbime.

Nga QKMF Podujevë janë shprehur mirënjohës për bashkëpunimin e profesionistëve shëndetësorë dhe mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar përkushtimin për të ofruar kujdes cilësor për çdo kategori të popullsisë.