Komuna e Podujevës ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për pozitën e mësimdhënësit të gjuhës angleze, të mbajtur më 31 tetor 2025 në Sallën e Kuvendit Komunal.
Sipas njoftimit të Komisionit Përzgjedhës, katër kandidatë kanë arritur pragun minimal prej 50 për qind të pikëve, duke u kualifikuar për fazën e intervistës me gojë.
Në listën e publikuar, kandidatët që kaluan testin janë:
- Liridona Plakolli Agushi – 68 pikë
- Betim Emini – 58 pikë
- Blendi Zegiri – 53 pikë
- Besian Beqiri – 53 pikë
Intervistat me gojë do të zhvillohen më 6 nëntor 2025 (e enjte) në Sallën e Kuvendit Komunal, sipas orarit të përcaktuar nga komisioni: duke filluar nga ora 09:55 me kandidatin e parë.
Komisioni ka bërë të ditur se kandidatët që nuk e kanë kaluar testin me shkrim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistë, por kanë të drejtë ankese në afat prej tre (3) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.
Njoftimi është nënshkruar nga Blerim Villasa, kryetar i Komisionit Përzgjedhës.


