Publikohen rezultatet e testit me shkrim për mësimdhënës të Gjeografisë dhe Edukatës Qytetare në Podujevë

0

Komuna e Podujevës ka shpallur rezultatet e testit me shkrim për pozitën e mësimdhënësit të lëndës Gjeografi dhe Edukatë Qytetare, i cili është mbajtur më 31 tetor 2025 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Sipas njoftimit të Komisionit Përzgjedhës, shtatë kandidatë kanë arritur të kalojnë pragun minimal prej 50 për qind të pikëve të përgjithshme dhe janë ftuar në intervistën me gojë.

Në listën e publikuar renditen kandidatët e mëposhtëm:

  1. Hava Gashi – 86 pikë
  2. Blinere Lutolli Gashi – 74 pikë
  3. Valon Hoti – 64 pikë
  4. Kushtrim Feta – 64 pikë
  5. Resmije Ibrahimi – 64 pikë
  6. Fazile Ibrahimi Sheqiri – 50 pikë
  7. Edona Demiri – 28 pikë
  8. Ardijana Fazliu – mungoi në testin me shkrim

Kandidatët që kanë arritur mbi 50% të pikëve janë ftuar të marrin pjesë në intervistën me gojë, e cila do të mbahet më 6 nëntor 2025 (e enjte)Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, sipas orarit të përcaktuar nga komisioni – duke filluar nga ora 08:30.

Komisioni bën të ditur se kandidatët që nuk e kanë kaluar testin me shkrim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistë, por mund të parashtrojnë ankesë brenda tre (3) ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Njoftimi është nënshkruar nga Blerim Villasa, kryetar i Komisionit Përzgjedhës.