Komuna e Podujevës publikon rezultatet e testit me shkrim për pozitën “Mësimdhënës për lëndën TIK”

0

Komuna e Podujevës ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për pozitën e “Mësimdhënësit për lëndën TIK”, i cili është mbajtur më 1 nëntor 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit përzgjedhës, tre kandidatë kanë arritur të kalojnë pragun prej 50% të pikëve të përgjithshme dhe do të ftohen në intervistën me gojë.

Në listën e publikuar renditen kandidatët si më poshtë: 1. Dush Shahini – 66 pikë, ora e intervistës 09:25 2. Albana Dërguti Shabani – 63 pikë, ora e intervistës 09:30 3. Qëndresa Verbovci Nazifi – 60 pikë, ora e intervistës 09:35 Intervista me gojë do të mbahet më 6 nëntor 2025 (e enjte), në Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës.

Në njoftim po ashtu thuhet se kandidatët të cilët nuk kanë kaluar testin me shkrim kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 3 ditësh nga publikimi i rezultateve. Procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Komisionit përzgjedhës, të kryesuar nga Blerim Vilasa.