Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

0

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar.

Dyshohet se më datën 24.04.2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, personi i dyshuar ka kryer veprën penale “ Vjedhje”.

Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë:

-stacionin më të afërt të policisë,

-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

– ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.