Në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, të shtunën nga ora 14:00 do të bëhet promovimi i librit “Shkruan: Zonja M.”, i autores Majlinda Deda. Ngjarja kulturore pritet të mbledhë lexues, krijues dhe dashamirës të letërsisë, të cilët do të kenë mundësi të njihen nga afër me krijimtarinë më të re të autores.
Botimi i këtij libri është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Podujevës, si pjesë e përkrahjes së aktiviteteve kulturore dhe autorëve lokalë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë promovim.

