Shfaqja për fëmijë “ELI” këtë të shtunë në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë

0

Të shtunën, më 15 nëntor, në orën 11:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të jepet shfaqja për fëmijë “ELI”, një histori plot ngjyra, emocione dhe mesazhe të bukura edukative për më të vegjlit.

Shfaqja është krijuar nga autorja Diturie Neziraj, ndërsa regjia është realizuar nga Kreshnike Osmani. Në role paraqiten aktoret Valire Haxhijaj-Zeneli dhe Ryva Kajtazi. Ekipi artistik përfshin gjithashtu Ardijana Mehmeti si asistente regjie, Artan Hasani në skenografi, Alma Krasniqi në kostumografi, si dhe Skender Latifi dhe Jeton Berisha në ndriçim. Punëtor skene është Arton Mustafa.

Organizatorët ftojnë të gjithë fëmijët dhe prindërit që të marrin pjesë dhe të kalojnë një mëngjes plot argëtim në teatër. Biletat mund të rezervohen përmes faqes zyrtare të Teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë.

Data: 15.11.2025
Koha: 11:00
Vendi: Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë

Aktiviteti mbështetet nga Komuna e Podujevës.