Trajneri i njohur kosovar, Tahir Batatina, ka reaguar me emocion dhe krenari pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës, e cila i siguroi vendin në fazën Play-Off. Përmes një mesazhi publik, ai ka vlerësuar lart shpirtin luftarak dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar se kjo arritje është rezultat i viteve të punës, sakrificave dhe përkushtimit të tyre ndaj vendit.
Batatina ka përmendur me respekt të gjithë talentet e rritur në Superligën e Kosovës, të cilët sot po i japin kombit momente krenarie. Ai ka shprehur mirënjohje për trajnerët vendas që kanë kontribuar në formimin e kësaj gjenerate futbollistësh, duke theksuar se secila orë stërvitjeje dhe secili sakrificë po shpërblehen.
Ndër lojtarët që morën vëmendje të veçantë nga Batatina janë Ilir Krasniqi dhe Albion Rrahmani, dy prej futbollistëve që po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre dhe që kanë dhënë një kontribut vendimtar në arritjen e Kosovës në këtë fazë të rëndësishme të garave. Batatina i ka cilësuar ata si shembull të punës së palodhshme dhe profesionalizmit, duke theksuar se këta djem përfaqësojnë më së miri potencialin e futbollit kosovar.
“Forca Kosova! Krenaria jonë, historia jonë!” – ka përfunduar trajneri, ndërsa vendi vazhdon festën për një ndër sukseset më domethënëse të viteve të fundit në futbollin kombëtar.


