Komuna e Podujevës shpall konkursin letrar “Kadri Kadriu” 2025

0

Komuna e Podujevës ka shpallur konkursin tradicional letrar “Kadri Kadriu” për vitin 2025, i cili këtë vit përfshin tri kategori: poezi, ese dhe tregim të shkurtër. Konkursi është i hapur për të gjithë krijuesit, të cilët ftohen të dorëzojnë punimet e tyre deri më 12 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 19 dhjetorGalerinë e Arteve në Podujevë, ku do të shpallen fituesit dhe do të promovohet vlerësimi i krijimtarisë letrare vendore.

Konkursi “Kadri Kadriu” organizohet çdo vit në nderim të krijimtarisë dhe kontributit të shkrimtarit të njohur llapjan, duke synuar të nxisë talentin e ri dhe të mbështesë zhvillimin e letërsisë shqipe.