Publikohet lista e kandidatëve të ftuar në testin me shkrim për pozitat e mësimdhënësve të ciklit fillor në Podujevë

0

Komisioni përzgjedhës ka bërë të ditur se ka përfunduar verifikimin paraprak të dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitat e mësimdhënësve të ciklit fillor, nga konkursi nr. 05-111/01-0074348/25, i datës 14 nëntor 2025. Pas shqyrtimit të kritereve të përgjithshme dhe atyre të veçanta, është hartuar lista preliminare e kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit.

Sipas njoftimit, të gjithë kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë ftohen të paraqiten në testin me shkrim, i cili do të mbahet më 27 nëntor 2025 (e enjte), sipas orarit të ndarë në tabelën zyrtare. Testi do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës.

Kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe një laps kimik.

Këshillë juridike: Kandidatët që nuk janë përfshirë në listën preliminare kanë të drejtë ankese brenda tre ditëve nga publikimi i njoftimit, në zyrat e Drejtorisë së Arsimit.