E ardhmja fillon këtu: Event motivues për të rinjtë e Podujevës

0

Nxënësit dhe studentët e Podujevës janë ftuar të marrin pjesë në një ngjarje të veçantë fundviti, organizuar nga Coca-Cola, Innovation Centre Kosovo dhe Komuna e Podujevës. Aktiviteti synon të inspirojë të rinjtë përmes ndërmarrësve, folësve motivues dhe mundësive të reja për krijimin e rrjeteve profesionale.

Të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë histori suksesi, të lidhen me bashkëmoshatarë me ambicie të ngjashme dhe të marrin ide të freskëta për planet e tyre të së ardhmes.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 27 nëntor, duke filluar nga ora 13:00, në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani”.