Në Dumosh, me fillim nga ora 13:00, KF Podujeva do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës së Mitrovicës në Ligën e Dytë. Ky duel pritet me interes të madh, pasi përballjet mes këtyre dy ekipeve gjithmonë janë karakterizuar nga lojë e fortë, duele të ashpra dhe futboll cilësor.
KF Podujeva ka përfunduar përgatitjet dhe hyn në këtë sfidë e motivuar dhe e vendosur për të arritur rezultat pozitiv para tifozëve të vet. Skuadra dhe stafi teknik shprehen të gatshëm të japin maksimumin në fushë.

