Kryetari i Komunës së Podujevës ka lëshuar ftesën zyrtare për anëtarët e zgjedhur dhe të certifikuar të Kuvendit të Komunës, që të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese e cila do të mbahet më 1 dhjetor 2025.
Në këtë mbledhje, anëtarët e rinj të Kuvendit do të kryejnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës, duke zyrtarizuar kështu fillimin e mandatit të tyre institucional.
Sipas njoftimit, mbledhja do të zhvillohet nga ora 10:30, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në ndërtësën e re.
Ky hap shënon formalisht fillimin e punës së përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Podujevës, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

