Elbasani në zi: Vdes lojtari i akademisë, Silvio Dumani

0

Klubi i futbollit AF Elbasani ka bërë publik lajmin tragjik të humbjes së një prej të rinjve më premtues të akademisë, Silvio Dumanit, vetëm 15 vjeç.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

Largimi i parakohshëm i të riut ka tronditur komunitetin sportiv dhe gjithë qytetin e Elbasanit, pasi Silvio njihej si një djalë i përkushtuar, i talentuar dhe me perspektivë të madhe në futboll.

Klubi, trajnerët dhe shokët e ekipit janë shprehur të pikëlluar për humbjen e tij të papritur.