Komisioni Përzgjedhës i Komunës ka bërë publike rezultatet e testit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën Mësimdhënës/e Fillor, në kuadër të konkursit të shpallur me numër 05-111/01-0074348/25, të datës 14 nëntor 2025.
Sipas njoftimit, testi me shkrim është zhvilluar më 27 nëntor 2025, ndërsa kandidatët kanë marrë vlerësimet përkatëse, bazuar në kriteret e përcaktuara nga komisioni.
Po ashtu, komisioni ka caktuar edhe datën e intervistës me gojë për kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e fazës së parë. Intervista do të mbahet më 5 dhjetor 2025 (e premte) në Sallën e Kuvendit të Komunës, në një orar që do t’u komunikohet kandidatëve.
Ky proces përzgjedhjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të pozitave në arsimin fillor, duke synuar transparencë dhe profesionalizëm në rekrutimin e kuadrit arsimor.


