Reagim i fortë nga Agim Veliu: “Përjashtimi im nga lista nuk është vendim politik, por manovër e ulët brenda partisë”

0

Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, Veliu ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që kanë kërkuar përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për Podujevën, duke e konsideruar këtë mbështetje si shenjë të qartë të nevojës për fuqizimin dhe unifikimin e degës.

Megjithatë, ai ka reaguar ashpër lidhur me përjashtimin e tij nga lista zgjedhore, të cilin e ka cilësuar si “padrejtësi të pashembullt” dhe “manovër të ulët, të mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla”. Sipas tij, vendimi nuk ka karakter politik, por është rezultat i veprimeve të individëve të caktuar brenda partisë që kanë harruar kontributin e gjatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rolin e tij personal në proceset zgjedhore.

“Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ky vendim përbën fyerje jo për të, por për votuesit që e kanë mbështetur vazhdimisht.

Në deklaratën e tij, Veliu ka theksuar se nuk ka ndërmend të heshtë apo të tërhiqet. Ai premtoi se do të kërkojë transparencë dhe drejtësi deri në fund