Komisioni Përzgjedhës ka publikuar rezultatet përfundimtare për rekrutimin e mësimdhënësve të lëndës së Matematikës, sipas konkursit me numër protokolli 05-111/1-0074347/25, të datës 14 nëntor 2025. Pas përfundimit të fazave të vlerësimit, përfshirë testin me shkrim të mbajtur më 27 nëntor 2025, intervistën me gojë të zhvilluar më 5 dhjetor 2025, si dhe vlerësimin e portofolios profesionale, janë shpallur kandidatët fitues.
Kandidatët e pranuar për pozitën Mësimdhënës/e i lëndës së Matematikës:
- Elisa Blakgori – 73.5 pikë
- Laura Tahiri – 70 pikë
Kandidatët tjerë të renditur:
- Majlinda Emini 59 pikë
Këshilla juridike për kandidatët
Komisioni rikujton se të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 8 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi. Ankesat duhet t’i adresohen Komisionit të Ankesave në kuadër të Komunës së Podujevës.

