Komisioni Përzgjedhës ka bërë publikimin e rezultateve përfundimtare për rekrutimin e mësimdhënësve të lëndës Gjuhë Shqipe, në bazë të konkursit me nr. prot. 05-111/1-0074347/25, të datës 14 nëntor 2025. Procesi i vlerësimit ka përfshirë testin me shkrim të mbajtur më 27 nëntor 2025, intervistën me gojë të zhvilluar më 5 dhjetor 2025, si dhe shqyrtimin e portofolios profesionale të kandidatëve.
Kandidatet e pranuara për pozitën Mësimdhënës/e e lëndës Gjuhë Shqipe:
- Elona Tahiri – 80 pikë
- Fatbardha Maloku-Zebica – 72 pikë
Renditja e kandidatëve të tjerë:
- Ardiana Ibishi-Syla – 71
- Bislim Hasani – 70
- Luljeta Visoka-Bryma – 67.5
- Ermelindë Kadriu – 65.5
- Andina Hasani – 64
- Qëndresa Berisha – 63.5
- Amire Hali – 61.5
- Zyrafete Sahiti-Selmani – 61
- Albesa Mustafa – 58.5
- Arigonë Babatinca – 66
- Gentiana Softolli – 47.5
- Fikrie Bekteshi – 45
Këshilla juridike për kandidatët
Komisioni kujton se kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 8 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi. Të gjitha ankesat duhet t’i adresohen Komisionit të Ankesave në kuadër të Komunës së Podujevës.

