Premiera e shfaqjes “Lepuri nga Poli i Veriut” jepet të mërkurën në Teatrin “Avdush Hasani”

0

Të mërkurën, më 10 dhjetor, nga ora 18:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”.

Kjo shfaqje magjike synon t’u transmetojë fëmijëve vlerat e miqësisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit, duke theksuar se dallimet mes nesh nuk janë pengesë, por pasuri që na bën unikë dhe të vlefshëm.

Shfaqja mban autorësinë e Ulpianë Malokut, ndërsa regjia është realizuar nga Armend Zeqiri. Në skenë do të paraqiten aktorët Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku dhe Gani Morina. Ekipi realizues përfshin edhe asistenten e regjisës Xheraldina Krasniqi, kostumografen Adelinë Mziu, skenografin Artan Hasani, dizajnerin e ndriçimit Skender Latifi, mjeshtrin e ndriçimit Jeton Berisha dhe punëtorin e skenës Arton Mustafa.

Hyrja për publikun është falas.