Organizatorët e konkursit letrar njoftojnë se afati i dorëzimit të punimeve është zgjatur deri të hënën, më 15 dhjetor 2025. Sipas tyre, vendimi është marrë me qëllim t’u krijohet më shumë hapësirë të gjithë pjesëmarrësve potencialë për të përgatitur dhe finalizuar krijimet e tyre.
Punimet duhet të dorëzohen në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në shpalljen zyrtare të konkursit. Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të përfitojnë nga afati i ri dhe të paraqesin krijimet e tyre brenda kohës së përcaktuar.



