Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit qytetar për ruajtjen e pastërtisë së mjedisit, janë vendosur gjithsej 30 slogane përgjatë rrugës kryesore të fshatit Shajkoc, si dhe në lokacione të tjera të përzgjedhura si më adekuate.
Këto mesazhe synojnë të nxisin përgjegjësinë qytetare dhe kujdesin ndaj ambientit të përbashkët, duke apeluar për moshedhjen e mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike. Organizatorët shpresojnë që ky mesazh të merret seriozisht nga të gjithë banorët, e veçanërisht nga kolektivi i shkollës, duke i kushtuar vëmendje të posaçme edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë së mjedisit.

