Podujevë: Policia shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje në tentativë

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor i Podujevës, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitja në tentativë”.

Rasti lidhet me një grabitje në tentativë të ndodhur më 11.08.2025 në një pompë derivatesh në fshatin Gllamnik, komuna e Podujevës. Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, bazuar në tiparet fizike apo informacionet për vendndodhjen e mundshme.

Autoritetet policore vlerësojnë lartë bashkëpunimin me komunitetin dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që çdo informacion relevant ta ndajnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.