Njoftim zyrtar për anulimin e procedurës së rekrutimit nga komuna e Podujevës

0

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NjMBNj), bazuar në Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Nr. A.nr.1504/2025, njofton opinionin publik se është anuluar në tërësi procedura e rekrutimit për pozitën Zyrtar për Bujqësi, me numër reference RN00017768, e shpallur më 05.05.2025.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi i rekrutimit është ndërprerë dhe do të rishpallet në një fazë të mëvonshme, në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi.

Institucioni bën të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me legjislacionin përkatës dhe standardet e transparencës në administratën publike.