Fc Drita siguron Play-Off-in e Conference League

0

Një mbrëmje e vështirë në rezultat, por historike në domethënie. Pavarësisht humbjes 3–0 në ndeshjen e fundit, skuadra jonë ka siguruar kualifikimin në fazën Play-Off të UEFA Conference League, duke shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit dhe të futbollit të Kosovës.

Ky sukses është dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit që ka shoqëruar ekipin gjatë gjithë rrugëtimit evropian. Në momente të vështira dhe vendimtare, mbështetja e tifozëve ka qenë një shtysë e jashtëzakonshme.

Falënderim i veçantë shkon për INTELEKTUALËT, tifozët tanë besnikë, të cilët na qëndruan pranë kudo dhe në çdo rrethanë, duke e bërë veten pjesë të pandashme të këtij suksesi historik.

Rrugëtimi evropian vazhdon, ndërsa ambicia dhe krenaria mbeten të njëjta. Historia jonë nuk ndalet këtu. 💙