Njoftim për mbajtjen e testit me shkrim për pozitën Mjek/e i/e Përgjithshëm në QKMF në Podujevë

0

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se testi me shkrim për pozitën Mjek/e i/e Përgjithshëm, për pesë (5) vende pune në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), do të mbahet sipas orarit të përcaktuar.

Sipas njoftimit zyrtar, testi u dedikohet kandidatëve që kanë kaluar në listën e ngushtë, në kuadër të Konkursit për Pranim me Nr. 13-111/01-0049612/25, i shpallur më 13.08.2025.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen testimit me shkrim në datën dhe orarin e caktuar nga komisioni përkatës, ndërsa prania e tyre konsiderohet e domosdoshme për vijimin e mëtejmë të procedurës së rekrutimit.

Detajet shtesë lidhur me vendin dhe orarin e saktë të mbajtjes së testit do t’u komunikohen kandidatëve përmes kanaleve zyrtare.