Agjencia e Regjistrimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në qendrat për pajisje me dokumente.
Sipas njoftimit, vendimi do të zbatohet nga 23 dhjetori 2025 deri më 15 janar 2026, me qëllim që bashkatdhetarëve t’u lehtësohet pajisja me dokumente personale.
Gjatë kësaj periudhe, qendrat për pajisje me letërnjoftime, pasaporta dhe patentë-shoferë do të ofrojnë shërbime:
- gjatë ditëve të punës deri në orën 18:00;
- të shtunave nga ora 08:00 deri në 16:00.
Qytetarët ftohen të shfrytëzojnë këtë orar të zgjatur për përfundimin e procedurave të nevojshme administrative.

