Njoftim: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në hapësira publike në Podujevë

0

Me urdhëresë të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftohen qytetarët se ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe eksplozive në sheshe, rrugë, tregje dhe në të gjitha hapësirat e tjera publike në territorin e komunës.

Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 22 dhjetori 2025 deri më 03 janar 2026.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se mosrespektimi i kësaj urdhërese do të sanksionohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke apeluar tek qytetarët për respektim të masave me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.