Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës ka bërë të ditur se, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve për ndarjen e shtëpizave të drurit për festivalin “Ditët e Fundvitit 2025”, janë përzgjedhur bizneset dhe organizatat fituese.
Sipas njoftimit zyrtar, të përzgjedhur janë:
- Teuta Restelica B.I
- OJQ Shoqata Duart e Arta Llapjane
- Xhyla Vllahiu B.I
- Fatbardh Avdyli B.I
- Kastriot Xheladini B.I
- Arbër Potera B.I
Nga komuna bëhet e ditur se përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve të parapara në thirrjen publike, ndërsa aktiviteti synon promovimin e bizneseve lokale dhe krijimin e një atmosfere festive gjatë ditëve të fundvitit në Podujevë.

