Publikohet lista preliminare e përfituesve të projektit “Përkrahje me Mëshqerra” në Podujevë

0

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur listën preliminare të përfituesve në kuadër të projektit “Përkrahje me Mëshqerra”.

Sipas njoftimit zyrtar (Nr. prot. 12-320/01-0002696/26), Komisioni për përzgjedhjen e përfituesve, i formuar në bazë të Vendimit nr. 02-020/04-0075426/25 të datës 19.11.2025 dhe në përputhje me Rregulloren nr. 01-016/01-0030667/22 të datës 29.04.2022, ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e pranuara në thirrjen publike nr. 12-320/01-0069921/25 të datës 31.10.2025.

Pas vlerësimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve të përcaktuara, komisioni ka miratuar listën preliminare të fermerëve përfitues nga ky projekt, i cili synon mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në sektorin e blegtorisë.

Nga Komuna e Podujevës bëhet e ditur se lista është preliminare dhe se palët e interesuara kanë të drejtë ankese brenda afatit të paraparë ligjor, sipas procedurave në fuqi. Lista përfundimtare do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave eventuale.

Ky projekt përbën një nga masat mbështetëse të komunës për zhvillimin rural dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të fermerëve lokalë.