Arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Podujevë

0

Sot në Podujevë nga zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsisfikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.