Drejtoria e Arsimit në Podujevë në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Fizikës, ka mbajtur Garën Komunale/Olimpiadën në lëndën e Fizikës për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës.
Nxënësit që kanë arritur vendin e parë dhe të dytë në klasat VII, VIII, IX, X, XI dhe XII, në kuadër të Olimpiadës Komunale të Fizikës 2026, do të përfaqësojnë Komunën e Podujevës në Garën Shtetërore në Fizikë.
Gara Shtetërore në Fizikë do të mbahet të shtunën, më 31.01.2026, duke filluar në orën 11:00, në Departamentin e Fizikës të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) në Prishtinë.
Komuna e Podujevës iu uron nxënësve fitues suksese të mëtejshme në gara dhe arritje të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre shkencor dhe akademik.

