KF Podujeva po shënon 11 vjet nga themelimi, një rrugëtim i ndërtuar mbi pasionin për futbollin, përkushtimin dhe punën me gjeneratat e reja. Më 02.02.2015 u hodhën themelet e Shkollës së Futbollit, ku nisën hapat e parë të shumë fëmijëve që sot përfaqësojnë vlera sportive dhe njerëzore.
Gjatë këtyre viteve, klubi nuk është karakterizuar vetëm nga trofetë dhe medaljet, por mbi të gjitha nga formimi i lojtarëve dhe karaktereve të forta. Shumë futbollistë të dalë nga kjo shkollë kanë vazhduar karrierën në klube të ndryshme, ndërsa gjenerata të reja vazhdojnë të përgatiten për të ardhmen.
Në mars të vitit 2020, KF Podujeva u zgjerua edhe me formimin e ekipeve Juniore dhe Seniorë, duke krijuar një vazhdimësi të qartë për zhvillimin e lojtarëve.
Drejtuesit e klubit falënderojnë trajnerët, prindërit, lojtarët dhe të gjithë mbështetësit për besimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se KF Podujeva mbetet më shumë se një klub futbolli – një familje dhe një investim në të ardhmen.










