QKMF në Podujevë përfiton 20 karroca invalidore nga Fondi Humanitar GNTC

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Fondi Humanitar GNTC. Donacioni përfshin 20 karroca të reja invalidore, të cilat tashmë janë shpërndarë në të gjitha shërbimet brenda qendrës, si dhe në terren.

Këto pajisje do të lehtësojnë ndjeshëm qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore, duke përmirësuar kushtet e trajtimit dhe lëvizjes për personat me nevoja të veçanta.

QKMF në Podujevë shpreh mirënjohje të thellë ndaj Fondacionit GNTC për këtë mbështetje të çmuar, e cila kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.