Shoqata “Bereqeti” në Podujevë ka njoftuar se aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit” këtë vit është mbështetur nga një gjest i rrallë solidariteti. Një donator i veçantë ka dhuruar arkën e kursimeve të tij personale, duke dëshmuar një akt të jashtëzakonshëm bamirësie dhe përkushtimi ndaj familjeve në nevojë.
Kjo sakrificë e heshtur, por me vlerë të madhe humane, do të shndërrohet në shpresë dhe gëzim për shumë familje që përballen me vështirësi ekonomike gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shoqata “Bereqeti” ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të thellë për këtë akt fisnik, duke uruar që Zoti t’ia shumëfishojë të mirat, ta shpërblejë për bamirësinë dhe ta bekojë me shëndet e begati.

