Shpallen rezultatet përfundimtare për mësimdhënës/e të Gjuhës Gjermane në Podujevë

0

Komisioni Përzgjedhës ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për pozitën Mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, sipas konkursit Nr. 13-111/01-0004521/26, të shpallur më 20 janar 2026.

Pas vlerësimit të testit me shkrim të mbajtur më 4 shkurt 2026, intervistës me gojë të zhvilluar më 9 shkurt 2026 si dhe vlerësimit të portofolios profesionale, kandidatja Arnisa Beshiri është shpallur fituese për një pozitë zëvendësimi, me 74 për qind të pikëve totale.

Ndërkohë, kandidatët e tjerë janë renditur si vijon: Arlinda Rexhepi me 68.5 për qind, Rudina Bunjaku-Syla me 60 për qind dhe Maliq Gashi me 54 për qind të pikëve totale.

Nga Komisioni është bërë e ditur se kandidatët e pakënaqur me këtë vendim kanë të drejtë ankese brenda afatit prej tetë ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat mund të dorëzohen pranë Komisionit të Ankesave në kuadër të Komunës së Podujevës.