Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me verifikimin paraprak të aplikacioneve për pozitën Inspektor i Ndërtimit, të shpallur sipas konkursit për pranim me Nr. RN00019197, me datë njoftimi 9 janar 2026.
Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Rregulloren për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar, është bërë e ditur se kriteret e konkursit i kanë plotësuar tre kandidatë.
Sipas njoftimit, kandidatët që kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak janë: Fatime Avdili, Fitim Hasani dhe Leonora Fejzullahu.
Nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore është theksuar se kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese në KPMShCK brenda afatit prej 30 ditësh.

