KF Podujeva ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale, ku do të përballet me ekipin e KF Vllaznia P. Takimi do të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, me fillim nga ora 12:00, në fushën sintetike në Dumosh.
Skuadra podujevase ka zhvilluar seancat e fundit stërvitore dhe pritet të paraqitet e përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. Nga klubi bëjnë të ditur se atmosfera brenda ekipit është pozitive dhe besimi në punën e përbashkët mbetet i lartë.
KF Podujeva synon të vazhdojë me paraqitje të mira, duke u mbështetur në forcën e grupit dhe përkushtimin ndaj fanellës që përfaqëson.

