Arsenali kthehet te fitorja, mposht  Nottingham Forestin

0

Arsenali ka lënë mbrapa humbjen nga Liverpoli dhe është kthyer te fitorja duke mposhtur 3 me 0  në shtëpi  Nottimgham Forestin.

Në minutën e 32-të Martin Zubimendit shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Me fillimin e pjesës së dytë Viktor Gyokeres, shënoi nga afërsia për 2-0.

Golin e  fitores 3-0 e shënoi përsëri mesfushori Zubimendi në minutën e (79’), i cili  shënoi me kokë për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.