Abdixhiku në hapje të fushatës u shprehë se nuk janë mbledhur vetëm për një tubim elektoral por edhe për kthimin e shpresës te qytetarët e Kosovës.
‘’Sonte jemi mbledhur jo vetëm për një tubim të radhës elektoral. Sonte jemi mbledhur për të ndezur shpresën e një populli. Për ta kthyer besimin në politikë në Republikë. Sonte jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit dhe me të, për të nisur një kapitull të ri të jetës në vend’’, tha Abdixhiku.

