Situata ne Beograd është e tensionuar dhe kjo do ti konvenonte Shqipëris që ndeshja të zhvillohej aty, por fatkeqësisht ndeshja do të zhvillohet në Leskoc.
Leskoci është 100 km larg Prishtinës. Deri ne vitin 1878 ka qenë i banuar nga shqiptarët, derisa serbët kryen këtu një nga gjenocidet me të ashpra.
Ndeshja e kualifikueseve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do luhet në Beograd, por në Leskovac, sipas Presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
“Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta Federata Serbe e Futbollit nuk e ka përballuar dot presionin nga Ambasada Britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë ekipit tonë”, ka deklaruar Vuçiq.
“Aty tifozët nuk e duan përfaqësuesen e tyre dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë. Më thonë nga Federata që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë”, shtoi Presidenti i Serbisë.

