Shqipëria sot hap edhe katër kapituj të tjerë negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Për këtë ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se Shqipëria ka ecur në këtë proces me një ritëm rekord.
`Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së, hapim 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur, një ritëm rekord në procesin e negociatave. Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve`, shkruan Rama në rrjetin social facebook.

