Federata e Futbollit të Kosovës të hënën ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni janë shitur në kohë rekord, vetëm disa orë pasi kanë dal në shitje.
Qytetarë të shumtë janë ankuar se biletat po shiten në mënyrë të pa kontrolluar te cilat pastaj po shiten në tregun e zi me çmime shumë të mëdha.
Në rrjetet sociale janë hapur shumë faqe të cilat bëjnë oferta për bileta me çmime marramendëse.
Çmimet reale të biletave sipas tribunave: 10 euro për tribunat veriore e jugore, 20 euro për lindoren dhe 30 euro për perëndimoren, ndërsa për zonën VIP çmimi 100 euro.
Kosova ka për kundërshtarë, Zvicrën, Suedinë dhe Sllovenin, ku me 3 pikë, tani mban vendin e dytë. Zvicra e para ka 6 pikë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga një pikë.

