Kosova është ngjitur në vendin e 91-të në ranglistën e re të FIFA-s, që është pozicioni më i lartë ndonjëherë për Kombëtaren tonë që nga anëtarësimi në vitin 2016.
Në dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, Kosova ka shënuar fitore ndaj Suedisë dhe ka pësuar humbje nga Zvicra.
Më 10 tetor, Kosova pret Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor do të luajë si mysafire kundër Suedisë.

