Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Komuna e Podujevës ka pranuar një eko ulëse në Stacionin e Autobusëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në pranimin dhe montimin e kësaj ulëse ishte prezent drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi i cili i falënderoi MMPHI-në për mbështetjen dhe ofroi gatishmëri të plotë të institucioneve lokale për bashkëpunim.

