Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona nga policia e Kosovës

0

–  Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

• 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;

• Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;

• 11,065 euro para të gatshme;

• 34 automjete;

• Shtatë (7) armë zjarri;

• Dokumente personale me identitet të rremë;

• Pajisje elektronike;

• Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.