Arrestohen një  i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit e 20 ditë burg efektive

0

Me datën 24.09.2025, Policët e ë Stacionit Policor Prizren në kuadër të Task Forcës dhe Planit  operative “Realizimi i Urdhëresave të hapure 2025” , kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar  nga Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari  Sh.D.  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.