Në një pritje madhështore në New York nga presidenti i SHBA-së Donald Trump që populli e kupton saktë se cili ishte qëllimi i këtij organizimi presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindonin arrijnë të shkëlqejnë krahas liderëve të tjerë botërorë.
Këto takime i kanë peripecitë e veta, ashtu sikurse Kosova këto 100 vitet e fundit por që Vjosa dhe Prindoni me zhdërvjelltësinë e tyre arrijnë të depërtojnë nëpër koridore e hapësira gati të padepërtueshme për të realizuar fotot e nevojshme dhe për të arritur objektivën kryesore të Kosovës në këtë ngjarje atë të realizimit të sa më shumë fotove.

Shikoni një komentues i mirë-informuar se si e kupton cartë rëndësinë e të qenit ne rend të parë por dyshojmë që ai e kupton sakrificën e bërë për ta realizuar këtë foto sepse prapa këtij suksesi fshehen shtyerje, shkelje këpucësh, vigjilencë dhe kapje e momentin të duhur për shkrepje.
Vështërësitë vazhdojnë edhe pas përfundimit të pritjes sepse fotot ishin kryer por sfida ishte të identifikoheshin personazhet më pas. Edhe kjo cështje zgjidhet/zgjedhet ( të qëllojnë dy versionet ) përmes CHATGPT duke e futur foton dhe duke e pyetur se cka përfaqësonte personazhi në foto.
Urojmë që këto suksese mos të ndalen për Kosovën sepse sot numërojmë mbi 100 njohje dhe mbi 32 shtërngime duarsh,

